Degradimi/ Analisti i Çanit dhe ai i Rilindjes i nxjerrin `të palarat` njëri- tjetrin: Pëlqen meshkujt…gruaja jote…

Një debat i cili duhet të ishte mbi aktualitetin politik dhe zgjedhjet e 25 prillit, ka degjeneruar në sulme dhe akuza personale mbrëmë në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Analisti i përhershëm në studion e Çanit, Arian Curri, ka pasur përballë Julian Zukën i cili është etiketuar shpesh në çdo televizion ku po del gati përnatë, si analisti-skifter i Rilindjes dhe kryeministrit Rama.

Përplasja për politikë, PD-në, PS-në, Ramën, Bashën, opozitën, Rilindjen etj, papritur u zhvendos në jetët private të të dyve duke u futur kështu, edhe në dhomat e gjumit të njëri tjetrit.

Zyla fillimisht hodhi insinuata ndaj Arian Currit, se ai kishte preferenca për meshkujt, kurse ky i dyti i kujtoi se kishte probleme dhe dificensa seksuale në marrëdhëniet me gruan e tij, e cila sipas analistit të Çanit shkonte dhe ju ankohej për performancën e dobët seksuale të burrit, edhe shokëve të tij.

Debati `intelektual` mes analistit të Arian Çanit dhe analistit të Rilindjes

Zyla: Dua t’i bëj një ndjesë publike Curit, se herën e dytë që e takova nuk e mbajta mend. Ishte hera e fundit, se më pas e mbajta mend. Duhet të të kërkoj falje dy herë. I kërkoj ndjesë publike.

Curi: Herën e dytë kur më ke parë ke qenë me një motor të vogël Scuter dhe më tha Iljazaj se ka Zyla një kompani sallatash, shpërndante sallata bio, sallata ruse, kineze, falimentoi. Shpërndarës sallatash i jashtëzakonshëm. Zyla: Për sa i përket punës, unë jo vetëm që nuk kompleksohem, por isha student dhe punoja. Unë nëse do kem dëshirë dhe nëse do dështoj, do ringrihem dhe nuk ka asnjë person që bën mirë kur kërkon të bëjë qesharake një person që ka të bëjë me punën.

Curi: Ti u fute në histori personale.

Zyla: Çuri nuk bën mirë të rikudilizojë punën time. E ka kot…

Curi: A është gënjeshtër apo e vërtetë që ke pasur një kompani sallatash bio?

Zyla: Kur kam një ide biznesi e realizoj.

Zyla: Njerëzit do bëhen kureshtarë dhe do shohin kë ndjek ai në Instagram. A dashuron ndonjë mashkull? Është koincidencë që ke 35 meshkuj në Instagram?

Llapaj: O Çani, i shërben modelit të vjetër kjo pa dashje.

Curi: Ai u fut në dhomën time të gjumit. Unë vëlla besoj se nuk ka orientime seksuale, ka njerëz që dashurohen. Nuk kam dashuruar djem. Ata që kam në Instagram jam rritur me ata. Ti ke pasur dhe ke kriza të jashtëzakonshme në familje. Je mashkulli më impotent… Këto nuk i kam nga Instagrami, i kam nga shokët e tu. Ti si dole në atë konkluzion vetëm nga Instagrami im? Ty po të intereson kaq shumë jeta ime seksuale jam i nderuar. Një sfidë do i bëj Julianit, të sjelli një femër të preferencës së tij dhe unë në sy të Julianit do kryej një akt seksual që të bindet për orientimin tim.

Më mirë homoseksual i nderuar, sesa hetereseksual si puna jote.

Zyla: Po e pranon.

Curi: Më mirë homoseksual i nderuar, sesa hetereseksual si puna jote, ku gruaja jote u ankohet shokëve të mi për performancën tënde seksuale.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme