Deklaron mbi 58 mijë euro ‘cash’, zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Në përputhje me ligjet dhe transparencën e kërkuar nga institucionet, zyrtarët në Kosovë kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024.

Ndër ta, një emër i njohur është ish-kryeministri dhe deputeti aktual, Ramush Haradinaj, i cili bashkë me bashkëshorten, gazetaren e mirënjohur Anita Muçaj Haradinaj, kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre.

Anita Muçaj Haradinaj, e cila shquhet si një figurë e njohur në mediat dhe televizionin shqiptar, dhe veçanërisht si prezantuese e lajmeve në RTK, ka deklaruar se zotëron mbi 58 mijë e 800 euro në para të gatshme. Këto të ardhura kanë ardhur nga qeraja dhe pagesat që ajo e merr për pjesëmarrjen në projekte të ndryshme. Po ashtu, Anita ka në pronësi një automjet të markës BMW, me një vlerë të deklaruar prej 8000 eurosh.

Për herë të parë, Anita ka zbuluar edhe shumën që ajo ka fituar për rolin si opinioniste në spektaklin e ndjekur me padurim nga fansat, Big Brother VIP Kosova. Sipas deklarimit, ajo është kompensuar me 16 mijë e 900 euro për angazhimin e saj atje.

Të ardhurat vjetore të Anitës nuk përfundojnë këtu, pasi ajo ka raportuar po ashtu se ka fituar 50 mijë euro nga një biznes ku është aksionare. Shtojmë këtu edhe 15 mijë e 800 euro nga Bashkia e Tiranës dhe nga angazhimi i saj me KLAN TV, si dhe një tjetër 48 mijë euro nga qiraja e një shtëpie në Prishtinë.

Deklarimi i pasurive të zyrtarëve është një proces vital në luftën kundër korrupsionit dhe për të rritur llogaridhënien e zyrtarëve publikë ndaj qytetarëve. Ky proces shërben për të ofruar një pasqyrë më të qartë të aktiviteteve financiare dhe burimeve të të ardhurave të zyrtarëve në detyrë dhe të afërmve të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme