Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me moderatore Nisida Tufën në News24, foli për dekretin që Presidenti Bajram Begaj dha për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut.
Lidhur me këtë Gjokutaj tha se me bërjen e ankimit nga Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, çështja pezullohet automatikisht.
Gjokutaj e cilësoi dekretin e Presidentit si kundërshtim ndaj kushtetutës.
Gjatë argumenti të tij nuk munguan as ironitë. Ai tha se Begaj nuk ia ka idenë se si ndahen pushtetet.
Gjokutaj: Me bërjen e ankimit nga Veliaj në Gjykatën Kushtetuese pezullohet çështja automatikisht. Tani i thotë Presidentit firmos datën e zgjedhjeve Rama se më duhet mua kjo punë. Ngrihet presidenti dhe dekreton datën e zgjedhjeve, për mua është shkak për dorëheqjen e tij. Nuk është problemi se ka dalë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por kundër dispozitës së Kushtetutës që bllokon procesin. Ngrihet dhe thotë, ai nuk e ka idenë se çfarë është ndarja e pushteteve. Nuk di shumë gjëra ai, por besoj se ka një staf juridik. Ka qenë mjek ushtrie, detyrë të parë ka të provojë gjellën e ushtarëve, pastaj fillon stetoskopi.



