Sipas ekspertizës e cila nuk ka mbaruar akoma, dyshohet se zjarri në pallatin në ‘Astir’ është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit, raporton abcnews.
Nga zjarri janë lënduar tetë banorë, të cilët kanë shkuar për mjekim në spital. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spitali. Ndërsa katër makina janë shkrumbuar.
Kujtojmë se, një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një pallat në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, i cili ka marrë flakë i gjithi. Banorët kanë dëgjuar dy shpërthime të shkaktuara nga bombolat e gazit.
Fëmijët janë frikësuar pa masë nga ky zjarr i përmasave të mëdha, ndërsa banorët kanë zhvendosur makinat e tyre që zjarrfikëset ta kenë më të lehtë punën e tyre, falë ndërhyrjes së të cilave, fatmirësisht flakët janë shuar disa orë më pas.
Si pasojë e zjarrit, u dogjën vetëm katër automjete që ishin të parkuara brenda në garazh. Fatmirësisht nuk u raportuan për dëme në njerëz, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete. Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



