(EMRI) I sapodivorcuar dhe emigrant në Greqi/ Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në lumin Vjosa në Përmet!

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet. Mësohet se trupi i pajetë fillimisht ka qenë i paidentifikueshëm, pasi nuk dispononte asnjë dokument, por me kryerjen e hetimeve, policia bëri të mundur identifikimin e tij dhe mësohet se viktima është Agim Pelushi, 55 vjeç.


Sipas burimeve të Gazeta Shqiptare, mësohet se viktima nuk kishte pak kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja, ndërsa punonte prej vitesh si emigrant në Greqi.

Sipas hetimeve paraprake  dyshohet që viktima të jetë vetëmbytur si pasojë e depresionit pas divorcit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme