Në rrjetet sociale është publikuar një foto e autobusit ku humbën jetën 45 persona. Autobusi është në flakë, ndërsa ekipet e shpëtimit sapo kanë mbërritur.
Aksidenti ndodhi në Bullgari, ndërkohë që viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Shkaqet e aksidentit mbeten akoma të paqarta. Portali i njohur bullgar, 24chasa, shkruan se në asfalt janë gjetur copa gome. Kjo ngre dyshimet se një gomë e autobusit mund të jetë çarë, duke sjellë aksidentin fatal.
Një ekip hetuesish nga Maqedonia e Veriut ka mbërritur në Bullgari për të asistuar hetimet.
Në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë, mes tyre edhe një vetëm 4 vjeç.
Autobusi ishte në pronësi të një kompanie nga Maqedonia e Veriut. Ai ishte në vendin e ngjarjes pasi bashkë me autobusin e tragjedisë po udhëtonin edhe tre autobusë të tjerë.
© SYRI.net