DEL NË SHITJE MERCEDESI I RRALLË (FOTO)

“RM Sotheby’s” për muajin e ardhshëm në ankandin në Arizona ka paralajmëruar shitjen e modelit të bukur “Mercedes 540K Special Roadster”. Ky model, i cili ka motor 5.4-litër me tetë cilindra, pritet të shitet nga 7.4 deri në 8.4 milionë dollarë.

Fjala është për njërin nga 419 modelet “540K” të cilat “Mercedes” i ka prodhuar në fund të viteve ’30. Këtë model, në vitin 1939 e ka porositur shtëpia e veturave “Rolf Horn” nga Berlini. Thuhet se ky mund të jetë modeli i fundit i prodhuar para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore.

Pas Luftës, ky model ka përfunduar në Berlinin Lindor dhe atë e kanë përdorur sovjetikët, ku më vonë e kanë transportuar në Moskë. Megjithatë, disi ky model ka përfunduar në Suedi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjendet edhe sot.

2

3

4

5

1