Horoskopi ditor për diten e enjte – 29. dhjetor 2016

DASHI21. mars – 20. prill

Do ndiheni te lire te bëni atë qe dëshironi sot ju te dashuruarit dhe ne çdo moment keni për t’u ndier mire. Mosmarrëveshje ne çift nuk do keni aspak. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime interesante, por nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa menjëherë. Financat duhet t’i keni kujdes gjate gjithë kohës pse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni impulsive sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme përkundrejt partnerit. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Beqaret do lodhen pak, por ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Mbrëmja ka për te qene shume e bukur. Për financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm se me pare sepse po doli situata jashtë kontrollit do rrënoheni.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite e mbushur me probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni peripeci te shumta dhe ne disa momente madje do mendoni t’i jepni fund gjithçkaje. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë e tyre vetëm për te filluar një lidhje pa te ardhme. Financat do jene me te mira se disa dite me pare kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe sot. Gjithçka qe keni dashur partneri do ua plotësojë dhe ne një moment do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e miqve specialiste sepse atëherë kur te mos e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dite intensive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjate gjithë kohës do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa dhe ta ndryshojnë statusin e tyre prandaj nuk do pranojnë asnjë lloj ftese. Financave do iu jepni prioritet absolut prandaj gjendja do vije duke u përmirësuar gjithnjë e me shume.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ambienti yjor do jete shume me i mire sot për ju te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe do përjetoni emocione te forta. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe mund te sillen keq me disa persona qe vërtet ndiejnë për ta dhe qe mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Ne planin financiar do jeni te ndërgjegjshëm për situatën ne te cilën ndodheni dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Sot do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do kërkoni falje për çdo gabim qe keni bere me pare. Do merreni vesh me se miri me njeri-tjetrin. Beqaret do jene te pakujdesshëm dhe mund te humbasin disa mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar do i keni objektivat shume te qarta dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën. Shfrytëzojeni rastin për te hequr para mënjanë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite mjaft pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit nuk ka për t’u krijuar asnjë mosmarrëveshje. Beqaret me mire te mos tentojnë te joshin sot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit atëherë kur te mos e presin. Sektori i financave do jete me i privilegjuara. Shfrytëzojeni rastin për te bere investimet e shume dëshiruara.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe jene ne një lidhje. Do keni kontradikta te shumta me njeri-tjetrin dhe për asnjë moment nuk do ndiheni te qete. Beqaret do bëjnë mire t’i dëgjojnë me kujdes ato qe do iu thonë disa persona pasi disa mundësi vijnë vetëm njëherë ne jete. Ne planin financiar gjendja do jete e mire kështu qe edhe po shpenzuat pak me tepër nuk do keni vështirësi.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jetën ne çift do e vini ne plan te pare gjate kësaj dite. Asgjë nuk do jete me e rëndësishme sesa mirëqenia me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te bëjnë disa gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qëndrueshëm për femrat sesa për meshkujt.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Çdo gjë ka për te ecur mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do merrni vesh për gjithçka, madje ndonjëherë edhe pa folur fare. Beqaret do arrijnë te bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë dhe do ndihen gati te fillojnë edhe lidhje te menjëhershme. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por kurrsesi nuk duhet te merrni borxhe tek kushdo.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do keni gjate gjithë kohës bekimin e yjeve sot ju te dashuruarit prandaj çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Ne asnjë moment nuk do keni perse te qaheni. Beqaret do jene me te hapur ndaj ftesave qe do iu bëhen dhe mund te njohin me persona vërtet fantastike. Ne planin financiar nuk keni për te pasur probleme nëse tregoheni gjithë kohës te kujdesshëm me shpenzimet.