Delawie ka disa fjalë për Asociacionin: Kosova nuk duhet të frikësohet nga kjo çështje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet në përputhje me Kushtutën e Kosovës.

Delawie, në një intervistë për Koha Ditore ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë pse t’i frikësohen Asociacionit pasi siç ka thënë, ky mekanizëm vetëm ua lehtëson serbëve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta.

 “Unë sigurisht mendoj se Asociacioni i komunave duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Më erdhi mirë kur e pashë deklaratën e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së, z-njës Apostolova se ky është edhe vizioni i Bashkimit Evropian.  Mendoj se është me rëndësi sepse ajo që Asociacioni bën është që t’ua lehtësojë serbëve aty ku janë shumicë të punojnë së bashku për çështjet e përbashkëta, si përkujdesja shëndetësore dhe arsimimi, ku gjuha është vërtetë e rëndësishme. Jam i bindur se Kosova nuk ka pse të frikohet nga kjo, që qytetarët e Kosovës, nga cilido grup etnik që të jenë, nuk kanë pse ti frikësohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur Delawie.

Sipas tij, niveli i ankthit pas formimit të Asociacionit do të bie.

“Mendoj se kur të themelohet ky asociacion dhe kur njerëzit ta shohin si duket ai, atëherë niveli i ankthit të tyre do të bie. Për mua, Asociacioni ka të bëjë me forcimin e sovranitetit të Kosovës mbi të gjithë territorin e saj, eliminimin e strukturave paralale që drejtohen nga një shtet i huaj dhe vendosjen e të gjitha aspekteve të qeverive komunave vendosmërisht përbrenda sferës së dispozitave kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme