Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë ditës së sotme ka vizituar disa qendra votimi në Prishtinë.
Ndërkaq përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka lavdëruar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shkrimi i Delawie në Twitter:
Bazuar në reagimet e vëzhguesve, KQZ-ja po bënë një punë të madhe sot në organizimin e zgjedhjeve. Vazhdoni, do të ketë punë edhe më të vështira tutje.
© KOHA.