Delawie: Shpresoj që deputetët nga çdo parti të votojnë pro Demarkacionit

Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të saj të radhës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se pas konsultave të shumta, është marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të mbahet të enjten në ora 10:00.Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikane në Kosovës, Greg Delawie.
Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar: “Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme