Delawie: S’ka më fjalë, duhet vepra kundër korrupsionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se ka ardhur koha që deklarimet për luftë kundër korrupsionit të kalojnë në vepra.

Delawie këto komente i bëri me rastin e fillimit të nismës ”për një gjyqësor me integritet”, ku u tha se kjo është një tregues se deklaratat për luftim të krimit e korrupsionit po fillojnë të zbatohen.

Kjo ngjarje shënon fillimin e nismës së integritetit publik të programit Forcimi i Sistemit të Drejtësisë (JSSP), i cili ka për qëllim të mobilizojë gjykatësit dhe qytetarët për t’iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit, dhe transparencës.

Ngjarja synon që të përfitojë nga miratimi i kodit të ri të etikës për gjykatësit dhe personelin e gjykatave për t’i dhënë një shtytje përkushtimit të plotë nga ana e gjyqtarëve, ndaj respektimit të standardeve më të larta të integritetit gjatë të ushtruarit të detyrave të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme