Ambasadori amerikan në Kosovë, Greq Delawie, ka shkruar në Twitter se si kanë rifilluar punimet në urën e Ibrit në Mitrovicë.
Ai në një postim ka shkruar se është i lumtur që tashmë kanë rifilluar punimet në urë.
“Jam i lumtur që po e shoh se po rifillon puna në urën e Mitrovicës. Nuk ka alternativë ndaj dialogut të Brukselit dhe se suksesi varet nga zbatimi i secilës marrëveshje”, ka shkruar ai.
Orë më parë ai ka shkruar edhe një mesazh tjetër në Twitter ku ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje në drejtësi.
“Jam i lumtur që po vizitoj gjyqtarin Kabasic dhe ekipin e tij që janë duke punuar në drejtimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ambasada dhe USAID Kosovo vazhdojnë të përkrahin integrimin e drejtësisë”, ka shkruar Delaëie.