Demarkacioni me Malin e Zi ua fut frikën karaçevasve

Një rrugë plot kthesa që përcillet nga dy anët e saj me toka pjellore kalon përgjatë fshatrave Rogoçicë e Novosellë të Kamenicës.

Anash tabelës që tregon përfundimin e fshatit Rogoçicë, pranë një autolarjeje, një polic qëndron jashtë makinës dhe dy të tjerë brenda saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë vetëm një kilometër larg zonës ku as Policia e Kosovës e as KFOR-i s’kalojnë.

Rruga e Novosellës ka dy tabela të mëdha. E para tregon se 1000 metra larg prej aty është kufiri i Serbisë, teksa tjetra tregon se je 500 metra larg kufirit të Serbisë dhe duhet të kthehesh mbrapa. Tabelat janë të vendosura nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Por qarkullimi në atë rrugë vazhdon rregullisht.

Disa metra tutje në drejtim të Karaçevës shfaqet një tjetër tabelë që të jep mundësinë e vazhdimit të rrugës në të majtë, një “by pass”. Ajo rrugë është për Policinë e Kosovës dhe për KFOR-in, që rrugën kryesore nuk ta shkelin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme