Demarkacioni shkon në kuvend

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të nisur sot në ora 8:15 ka aprovuar njëzëri Marrëveshjen për Demarkacionin, të cilën do ta procedojë sot në Kuvend.

Kryeministri Isa Mustafa tha në këtë mbledhje se mendon që duhet ta procedojmë Marrëveshjen dhe duhet të punojmë për ta bindur opinionin se ky vendim është i drejtë dhe se kauza e opozitës është e paqëndrushme.

“Kush është “Për” që ta procedojmë?”, ka pyetur Mustafa.

Dhe Qeveria miratoi njëzëri Marrëveshjen për ratifikim.

“Në Kuvend do ta procesojmë me procedura të rregullta sot Marrëveshjen dhe ata vendosin kur do ta mbajnë seancën për Demarkacionin”, tha ai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme