Nënkryetarja e LSDM-së, Teuta Arifi, e cila në opinion njihet edhe si përfaqësuese e krahut të LSDM-së brenda BDI-së, nuk përjashton mundësinë që të mbahet takimi i liderëve. Ajo për agjencinë META, ka thënë se BDI asnjëherë nuk ka ikur nga takimet.
“Me rëndësi është të zgjidhet kryetari i Kuvendit. BDI nuk ka ikur nga takimet asnjëherë, qofshin ato në nivel liderësh apo nivele tjera”, ka thënë Arifi.
Takim liderësh BDI ka kërkuar edhe nëpërmjet zëdhënësit të kësaj partie Bujar Osmani.
LSDM është shprehur kundër këtyre takimeve, ndërkaq propozimi për takim liderësh vjen nga VMRO-DPMNE, me qëllim rikthimit te Gruevskit në tavolinën e bisedimeve.