Demokracia nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje

Në komunikimin javor në facebook, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me bojkotin e opozitës në parlament dhe për kauzën e saj në protestën e nisur që prej 18 shkurtit.

“Sot dua ti’u them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD, të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj se ka frikë nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu”, tha Rama

Duku iu referuar deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama kujtoi se “Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë por nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011, kur na vodhën në Tiranë”. “Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallik i tillë.

A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan. Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga një alternativë në çadër kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie”, u shpreh Rama.  Ai tha se askush mos të ketë merak se do mbetet Shqipëria pa opozitën nëse nuk vjen Salihu. “Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar.

Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar. Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut është keqardhje. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni”, deklaroi Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme