Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli tha se sakrifica e familjes Jashari ishte e pashembull që historia e Kosovës, por as asaj botërore, nuk kishte parë një sakrificë të tillë.
Ai në Akademinë përkujtimore kushtuar 19 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se shteti ynë dhe kombi ynë përjetësish do t’u jetë mirënjohës të gjithë atyre që dhanë gjakun për lirinë e qytetarëve të Kosovës.
Demolli theksoi se vlerësimin e luftës së UÇK-së nuk mund ta zbehin gjykatat ndërkombëtare, e as speciale, pasi lufta e saj ka qenë luftë çlirimtare.
Ai shtoi se më 17 shkurt 2008, mbi sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Ministri Demolli pohoi se ata do të marrin përgjegjësitë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, raporton Ksp.