Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se FSK-ja e ka kryer me sukses planin e saj operativ në mënyrën më të mirë dhe sipas tij kjo dëshmon edhe njëherë  se kjo forcë është  e gatshme që të marrë edhe detyra të reja kushtetuese, pra të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, ministria që ai e drejton ka punuar në  mënyrë të vazhdueshme dhe ka kryer të gjitha procedurat të cilat i janë dorëzuar Kuvendit të Kosovës.

Demolli gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin fushor “Shqiponja 5”  që u realizua sot në bjeshkët e Malësisë së Hasit njëherit i ka bërë thirrje Komisionit përkatës parlamentar që ta  procedojë  në Kuvend projektligjin për transforimin e FSK-së në FAK.

Formimi i FAK-ut pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama që ishte i pranishëm poashtu në këtë ushtrim tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi të reja që  i ngarkohen me Kushtetutë, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme