Demolohen 16 mjete që rrezikonin jetën e qytetarëve të Kosovës

Specialistët e Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive(EOD) të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bashkëpunim me specialistët e Ekipit të EOD-së, nga kampi amerikan ,,Bondsteel’’, kanë realizuar një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive të cilat janë gjetur nga ekipet e EOD-së, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në këtë operacion janë demoluar 16 mjete të kalibrave të ndryshëm të cilat kanë qenë rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Demolimet janë realizuar në fshatin Halilaq, të organizuar në dy cikle. Operacioni i demolimit ka shkuar sipas planifikimit dhe është realizuar me sukses.

Për të përcjellë nga afër këtë operacion, prezent ishte edhe komandanti i kampit ,,Bondsteel’’, koloneli Macaraeg, koordinatori për Deminim nga ,,Film City’’,  A. Cipri,  zëvendës komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Bajram Bekteshi, si dhe komandanti i Kompanisë së Deminimit, major Gëzim Sada.

Të pranishmit u ndan të kënaqur me punën dhe angazhimin e ekspertëve të EOD-së dhe vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme