Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinajka kujtuar demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.
Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo demonstratë shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.
“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë. Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, ka shkruar Haradinaj.