Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dua Lipa dhe Rita Ora ndajnë foto në mbështetje të Çlirimtarëve

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dua Lipa ka publikuar në Instagram Story logon e UÇK-së, të shoqëruar me hashtagun “Liria Ka Emër”.

Në një tjetër postim, këngëtarja ka publikuar të dhëna lidhur me pasojat e luftës në Kosovë, duke përmendur rreth një milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë, 20 mijë persona të dhunuar dhe 1 mijë e 600 të zhdukur.

 

Edhe Rita Ora ka reaguar në Instagram pas vendimit të Hagës. Ajo ka publikuar një fotografi të “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga këngëtarja.

Reagimet e dy artisteve shqiptare vijnë pas aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, një vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

 

The post Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dua Lipa dhe Rita Ora ndajnë foto në mbështetje të Çlirimtarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme