Dënohet me 10 vjet burgim për vrasjen mizore në Ferizaj

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me dhjetë vjet burgim R.M, për vrasjen e një personi në Koshare të Ferizajt.

​​​I dënuari në gusht të vitit 2016 kishte goditur me lopatë të ndjerin R.C.
Sipas kësaj gjykate, i sulmuari kishte mbetur pa vetëdije dhe ishte dërguar me emergjencë në Ferizaj.

“Pas dhënies së ndihmës së parë ai u transferua në QKUK, ndërsa më 16 tetor 2016 ai vdiq nga lëndimet e marra”.

“Trupi Gjykues pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale: lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes”, thuhet në njoftimin e e kësaj gjykate, transmeton Klan Kosova

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme