E mërkurë, 19 Tetor 2016 – Sakte.net
Agjencia Policore e Bashkimit Evropian (Europol) njofton se i ka arrestuar 314 njerëz dhe ka konfiskuar 2.4 tonë kokainë, gjatë një operacioni global që zgjati një javë e që për cak kishte krimin e organizuar.
Europoli njoftoi sot se gjatë operacionit, po ashtu janë ndaluar 745 emigrantë dhe janë identifikuar 529 viktima të trafikimit me njerëz, transmeton Express.
Ekipet e sundimit të ligjit nga 52 vende, të përkrahura nga organizata, përfshirë Interpolin dhe agjencinë kufitare të BE-së, Frontex, morën pjesë në një seri bastisjesh dhe hetimesh./Express/