Dënohet me tre vite burgim krijuesi i lojës “Balena e kaltër” (Foto)

Krijuesi i lojës vdekjeprurëse “Balena e kaltër” është dënuar me tri vite burgim, pasi kishte pranuar fajin se kishte nxitur shumë të rinj të vrasin veten.

Philipp Budeikin 22-vjeçar i njohur me nofkën “Philipp Lis (dhelpra), ishte arrestuar gjatë vitit të kaluar, kurse gjykata e akuzonte se ishte administratori kryesor i lojës morbide, që  nxiste të rinjtë të kryejnë misione të rrezikshme që në fund rezultonin me vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

Ai dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë, dhe cilësohej si truri i lojës që ishte shpërndarë në masë të madhe.

Budeikin ka pranuar se kishte nxitur edhe 17 vdekje tjera, por ato janë hedhur poshtë pas ankesës së dërguar në gjykatë nga pala mbrojtëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme