Raporti i DASH-it: Ekstremizmi i dhunshëm islamik po shënon rritje në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar këtë të mërkurë raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Kosovës në luftimin e këtij fenomeni, por edhe ngre shqetësime për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm islamik.

“Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur në Kosovë, i ndihmuar pjesërisht nga fondet e organizatave të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste dhe dhunë të grupeve ekstremiste të cilat aktivisht përdorin mediat sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar njerëz të rinj”, thuhet në raport, përcjellë lajmi.net.

Aty përmenden edhe 315 kosovarë që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar në krah të ISIS-it apo Frontit al-Nusra (degë e Al Kaidas në Siri).

“58 prej tyre janë vrarë”, vlerëson raporti i DASH-it.

“Qeveria e Kosovës po zbaton një strategji gjithëpërfshirëse dhe plan veprimi për të luftuar

Ekstremizmit të dhunshëm (CVE). Drejtoria kundër terrorizmit e Policisë së Kosovës (PK) po rrit

kapacitetet e saja hetimore duke rritur personelin dhe duke zhvilluar një njësi kibernetike kundër terrorizmit”, thuhet tutje në dokument.

Sipas raportit, Qeveria e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin e ngushtë kundër terrorizimit me SHBA-të.

Tutje në raport përmendet edhe mungesa e shtrirjes së autoritetit të Qeverisë së Kosovës në veri të Kosovës, duke shtuar se në këtë pjesë janë KFOR-i, EULEX-i që po punojnë me Policinë e Kosovës që të zbatohet ligji dhe të ofrohet siguria e nevojshme.

“Kosova dhe Serbia fqinje nuk bashkëpunojnë në çështjen e kundër-terrorizimit”, thekson DASH, mirëpo aty përmendet marrëveshja e 2013-tes për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjellë lajmi.net.

“Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të Mposhtur ISIS dhe ka ndërmarrë hapa për të mbështetur linja të ndryshme të përpjekjeve brenda kufijve të aftësive të saj. Kosova është përqendruar kryesisht në dështimin e rrjedhës së luftëtarëve të huaj terroristë dhe ndjekjen dhe kufizimin e financimit për grupet terroriste. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara (OKB); Megjithatë, Qeveria e Kosovës është zotuar për zbatimin e rezolutës 2178 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë të njëanshme”, thuhet në raport.

Aty po ashtu theksohet edhe incidenti i 4 gushtit, kur një granatë goditi ndërtesën e Parlamentit të Kosovës. Për këtë sulm janë duke u mbajtur në paraburgim katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në raport lavdërohet edhe legjislacioni kosovar kundër terrorizimit, që përfshin edhe dënimin deri më 15 vjet burg të të kthyerve nga pjesëmarrja në luftërat e huaja. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme