Një grua nga Pakistani është dënuar me vdekje pasi e djegu vajzën e saj të gjallë për shkak të “nderit”.
Parveen Bibi tha në një gjykatë në Lahore, se ajo e djegu vajzën e saj të gjallë për arsyeje se ” ajo solli turp në familjen e saj ” ndërsa djali i saj u dënua më burgim të përjetshëm për bashkëpunim në krim, shkruan CNN, transmeton Periskopi.
Arsyeja e këtij veprimi kishte ndodhur sepse 18 vjeçarja kishte vepruar kundër dëshirës së nënës dhe vëllaut të saj, ajo kishte jetuar me burrin e saj të ri për 1 muaj në Lahore me shpresën se kur të rikthehet do të pajtohet me familjen.
Por, kur arriti Rafique ndodhi edhe fatkeqësia, nëna dhe vëllau i saj e lidhën atë në një shtrat i hodhën benzinë dhe i vunë zjarrin, tha policia.
Parveen u dorëzua tek autoritetet dhe nuk kishte shprehur aspak keqardhje.
Më herët vrasësit për të tilla arsyeja mund të endeshin të lirë në shumë raste duke krijuar atë që shumë kritikë e karakterizonin si ” kulturë të mosndëshkimit ” mirëpo me ligjin e ri çdo vrasës do të përballet me dënimin minimal 25 vjet burg. /Periskopi/