Deponia për mbetjet radioaktive që s’u ndërtua asnjëherë

Mbetjet radioaktive vazhdojnë të qëndrojnë të shpërndara nëpër disa lokacione dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Institucionet kanë dështuar t’i vendosin afro 200 prej tyre në deponi të posaçme, ndonëse me Ligjin për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë nukleare që është miratuar në vitin 2010, ka qenë e paraparë ndërtimi, dy vite pas hyrjes në fuqi të tij. Mjetet për ndërtimin e deponisë ishin ndarë nga Komisioni Evropian në kuadër të fondeve të para-anëtarësimit (IPA) 2013. Ishte caktuar edhe lokacioni i ndërtimit. Por, projekti është penguar nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme