Trumpi e shkarkon drejtorin e FBI-së

Presidenti amerikan Donald Trump e ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey në një lëvizje të papritur.

Trumpi i dërgoi një letër Comeyt ku e njoftoi se pajtohej me vlerësimin e Departamentit të Drejtësisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që ai ishte i paaftë për të drejtuar agjencinë e hetimeve, raporton KTV.

Shkarkimin Trumpit ia propozoi Kryeprokurori Jeff Sessions, që tha se “Departamenti i Drejtësisë mbetej i përkushtuar për një nivel të lartë disipline, integriteti dhe për sundimin e ligjit, prandaj nevojitet një fillim i ri”.

Demokratët e kanë vlerësuar skandaloz veprimin e Trumpit, edhe pse letra e tij për hetimet ndaj Hillary Clintonit ka luajtur rol që kjo t’i humbasë zgjedhjet.

Vetëm pak ditë më parë, Comey tha në një dëgjim në Senat se ai do të vazhdonte hetimet për të parë lidhjet e fushatës së Trumpit me rusët në kohën e fushatës presidenciale.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme