Për afro një muaj, Kuvendi i Kosovës nuk mbajti asnjë seancë të vetme. Kryesia e Kuvendit tek mbrëmë, pas kritikave ndërkombëtare, vendosi të thërras seancë për më 2 tetor.
Funksionimi i Kuvendit ka mbetur nën hijen e fushatës parazgjedhore. Partitë politike fokusin e tyre e kanë kryekëput te zgjedhjet lokale (që do të mbahen më 22 tetor) e jo te Kuvendi. Ndaj, deputetët janë në vlugun e takimeve me qytetarë, për t’i mbështetur bashkëpartiakët e tyre në nivel lokal.
Njohësit e punës së Legjislativit thonë se Kuvendi duhet patjetër të jetë funksional, pavarësisht se fushata për zgjedhjet e 22 tetorit tashmë ka nisur edhe zyrtarisht. Partitë në pushtet kanë thënë se të gjitha parlamentet, kur kanë zgjedhje lokale, kanë një marrëveshje që të mos ketë debate në Kuvend. Ndërsa, ata të opozitës konsiderojnë se mos thirrja e seancave ka qenë veprim tërësisht i papranueshëm. /zeri.info/