Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur t’ia bëjë sefte me seancë të rregullt plenare, kur po bëhen katër muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan sot Koha Ditore.
Fillimisht ishte dashur të kalojnë tre muaj për t’u konstituuar Kuvendi dhe zgjedhur Qeveria. Pasi e konsistuan vetveten, deputetët tani e kanë kthyer vëmendjen nga zgjedhjet lokale. Për pasojë, partitë kryesore parlamentare kanë vonuar edhe dërgimin e emrave të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Formimi i komisioneve parlamentare si trupa punuese të Kuvendit është parakusht për funksionalizimin e këtij institucioni.
Vëzhgues të punës së Kuvendit e kanë cilësuar joserioze qasjen e deputetëve.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se ligjvënësit nuk do të duhej ta zëvendësonin punën me fushatë.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)