Deputetët e PAN nuk votojnë Kurtin në asnjë mënyrë

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinës, Bujar Cakolli ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mbijetesën e komunizmit titist brenda saj.

Ai i ka përmendur disa emra të pasardhësve të ish komunistëve shqiptarë në sistemin jugosllav e që tash janë pjesë e Vetëvendosjes.

“Ndoshta edhe Hajredin Hoxha, Hysamedin Azemi, Mehmet Ajeti, e nipat e mbesat e kolaboracionistëve kan me u qu me votu Albinin, po”, ka shkruar ndër të tjera Cakolli në ‘Facebook’

Postimi i plotë i Cakollit:

Ndoshta edhe Hajredin Hoxha, Hysamedin Azemi, Mehmet Ajeti, e nipat e mbesat e kolaboracionistëve kan me u qu me votu Albinin, po

Deputetët e PAN-it jo kurr!

Komunizmi perfid është duke mbijetuar në Republikën tonë, në pajtim me teorinë e Titizmit, Edhe pas Titos Tito. Kjo teori, sa e tmerrshme aq gjakatare, që me sadizëm vegjeton në politikën tonë nëpërmjet aderimeve në Lëvizjen VV, të pasardhësve tipik të sojit komunist.

Përball demokracisë tonë të brisht me mjeshtri, shesin demokraci titiste gjoja si socialdemokrate tipat si Yll Hoxha, Fatmire Kollqakut, Shpend Ahmetit, Erzen Vraniqit, Driton Çaushi e ndonjë tjetër, me shpresë se ajo që ata thonë është ashtu.

Për fat të keq, këtij mashtrimi tipik kriptokomunist jugosllav, u janë nënshtruar të fjeturit vetëqeverisës e salafist dhe trumbetojnë se janë edhe mbrojtës dhe promovues të bashkimit kombëtar. Sa për keqardhje aq janë të mjerë me këto “mjete për nxitjen e masave”.

Merreni me mend nëse Gjermania do të ishte në duar të bijve të bashkëpunëtorëve të Shtazit, shërbimit famëkeq gjermanolindor- merreni me mend se ku do të ndodhej kombi gjerman, kultura gjermane dhe bashkimi gjerman. Sigurisht, nuk do të ishte model për demokracinë botërore as ekonominë as kulturën e përbotshme.

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinës, Bujar Cakolli ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mbijetesën e komunizmit titist brenda saj. Ai i ka përmendur disa emra të pasardhësve të ish komunistëve shqiptarë në sistemin jugosllav e që tash janë pjesë e Vetëvendosjes. Postimi i plotë i Cakollit: Ndoshta edhe Hajredin Hoxha, Hysamedin Azemi, Mehmet Ajeti, e nipat e mbesat e kolaboracionistëve kan me u qu me votu Albinin, po Deputetët e PAN-it jo kurr! Komunizmi perfid është duke mbijetuar në Republikën tonë, në pajtim me teorinë e Titizmit, Edhe pas Titos Tito. Kjo teori, sa e tmerrshme aq gjakatare, që me sadizëm vegjeton në politikën tonë nëpërmjet aderimeve në Lëvizjen VV, të pasardhësve tipik të sojit komunist. Përball demokracisë tonë të brisht me mjeshtri, shesin demokraci titiste gjoja si socialdemokrate tipat si Yll Hoxha, Fatmire Kollqakut, Shpend Ahmetit, Erzen Vraniqit, Driton Çaushi e ndonjë tjetër, me shpresë se ajo që ata thonë është ashtu. Për fat të keq, këtij mashtrimi tipik kriptokomunist jugosllav, u janë nënshtruar të fjeturit vetëqeverisës e salafist dhe trumbetojnë se janë edhe mbrojtës dhe promovues të bashkimit kombëtar. Sa për keqardhje aq janë të mjerë me këto “mjete për nxitjen e masave”. Merreni me mend nëse Gjermania do të ishte në duar të bijve të bashkëpunëtorëve të Shtazit, shërbimit famëkeq gjermanolindor- merreni me mend se ku do të ndodhej kombi gjerman, kultura gjermane dhe bashkimi gjerman. Sigurisht, nuk do të ishte model për demokracinë botërore as ekonominë as kulturën e përbotshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme