Retkoceri fton Lipjanasit që të bashkohen rreth programit të Vetvendosjes

Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Lipjan përmes një komunikate  u ka bërë ftesë publike të gjithë qytetarëve, intelektualëve, profesionistëve si, (mësuesit, profesorët, inxhinjerët, mjekët, ekonomistët, juristët, agronomët dhe të gjitha profesionet tjera), teknokratët dhe biznesmenët që të bashkohen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Vitet po kalojnë, u bënë 18 vite pas përfundimit të luftës, gjendja e përgjithëshme si në zhvillim ekonomik, punësim, shkollim, shëndetësi, banim dhe mirëqenje sociale jo që nuk është përmirësuar por ajo ka stagnuar dhe është keqësuar shumë. Të nderuar qytetarë-e të Lipjanit, jo vetëm ju por e tërë Kosova foli me votë ditën e 11 qershorit, Shqipëtarët i besuan programit të LVV-së duke ja dyfishuar votat krahasu me zgjedhjet e vitit 2014.

Edhe Lipjanasit i besuan VV-së duke trefishuar rezultatin e mëparshëm. Tani me mbi 5,760 vota, Lëvizja Vetëvendosje është thuajse e barabartë me dy subjektet tjera politike të cilat prej paslufte kanë udhëhequr me Lipjanin. Bashkëqytetar të nderuar zgjedhjet lokale janë caktuar me datë: 22 tetor, na kanë mbetur afërsishtë edhe 100 ditë deri te data e zgjedhjeve për pushtetin lokal, këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse ato përcaktojnë se a do të kemi: shërbime ma të mira për qytetarët, ujë të pijes, ambient të pastërt, kanalizim dhe trajtim të ujrave të zeza, rrugë, trotuare, mbrojtje sociale dhe shëndetësore, sigurim shëndetësor dhe jetësor, banim, subvencionim dhe përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme, terene sportive, zhvillim ekonomik, cilësi në edukim dhe shkollim, shëndetësi sekundare dhe primare shumë ma të mirë, mirëqenje sociale, punësim, bujqësi, ndërmarrësi, industri përpunuese dhe prodhim vendor.

Qytetarët me votën për VV-në treguan se janë gati për ndryshim, ata me vullnetin e tyre vendosën që Qeveria të formohet nga VV dhe partner të tjerë të cilët duhet të ndihmojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve. Qytetarë e qytetare, të rinjë e të reja, vajza, djem, gra dhe burra, intelektual e intelektuale, profesionistë të të gjitha profileve, mësues e profesor, agronom, bujq, fermer, biznesmen të vegjël e të mëdhenj. Ju bëjmë ftesë të hapur që të bëhemi bashk rreth një programi ekonomik, zhvillimor dhe social që do të kthej shpresën për jetë dhe punë në vendin tonë që e kemi obligim ta rimëkëmbim dhe ta zhvillojmë aq sa brezat që po vinë pas nesh nuk do të na mallkojnë.

Subjekti që unë i takoj hapë dyert për ju dhe ekspertizën tuaj të cilën mund ta materializoni vetëm te Lëvizja Vetëvendosje, Friga jonë nga profesionistët, ekspertët, intelektualët, njerzit që dinë dhe kanë ekspertizë prapa vehtës nuk ekziston. Kjo frigë që e kanë subjektet tjera politike, na dallon neve si subjekt dhe tregojmë edhe njëherë shumë hapur se Qendra e LVV-së në Lipjan është gati që listën e kandidatëve për këshilltar në Kuvendin Komunal ta forcoj me kuadro që janë gati të aderojnë në Vetëvendosje. Qendra e VV-së pas ftesës së parë publike që ka bërë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithëshme dhe rezultatit që ka marrë nga këto zgjedhje, ka pasur shumë vizita në selinë e partisë si dhe biseda me kryetarin dhe anëtarët e kryesisë për të gjetur metodën e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës nga profesionist të lëmive të ndryshme. Juve që veq keni vendosur të jeni me ne por edhe atyre që janë duke marrë vendimin që të na bashkangjiten ju garantojmë se ne jemi ndryshe nga këta që janë në pushtet por edhe nga ata që ishin deri dje, ne garantojmë se Lipjani dhe qytetarët do të jenë krenar me vendin e tyre që vendosën mos ta lënë dhe të ikin në gurbet duke parë se Vetëvendosje po vjen në Qeverisjen Qendrore dhe lokale. Respekt dhe konsideratë për qytetarët e Lipjanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme