Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm janë deputetë, ministra e miq të Kosovës nga rajoni e bota.
Në fillim të ceremonisë është lëshuar edhe himni i Kosovës, për nder të të cilit janë ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit së sallë. Madje edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë që deputetët e VV-së më herët nuk janë çuar në këmbë, në rastet kur himni i Kosovës është intonuar./Periskopi/