Administrata e Kuvendit të Kosovës, vetëm ka filluar përgatitjet e para për seancën konstituive.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një prononcim për Koha.net ka thënë se sot u janë dërguar edhe formalisht ftesat deputetëve.
Në seancë, do të jenë të pranishëm edhe stafi diplomatik, partnerët e Kuvendit dhe organizatat e shoqërisë civile.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht, ndërsa më pas pritet edhe formimi i Qeverisë.
Koalicioni PAN, thotë se i ka votat e nevojshme, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA mbesin të bindura se asnjë deputet nga radhët e tyre nuk do ta votojnë as Veselin për kryetar Kuvendi e as Haradinajn për kryeministër.
© KOHA.