Deputetët që do të zëvendësojnë kandidatët për kryetarë të komunave

Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha janë katër nga kandidatët që kanë deklaruar se do t’i futen garës për kryetarë të komunave të caktuara. Ata në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, arritën të marrin vota të mjaftueshme për të zënë ulëse në Kuvend. Por kush do të jenë kandidatët që do të zënë ulëse në Kuvend, pasi ata zyrtarisht të largohen nga postet e deputetëve?

 

Pavarësisht se në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë 76 mijë vota, Shpend Ahmeti nuk do ta provojë ulësen e deputetit, pasi që synon që edhe për një mandat të qëndrojë në krye të Prishtinës.

Bazuar në rezultatet e shpallura dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendin e Ahmetit do ta zërë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, që për një votë nuk arriti të futet në Parlament, Xhelal Sveçla. Ai është votuar nga 6 mijë e 747 qytetarë, shkruan Insajderi.

Nga koalicioni PAN, njeriu i katërt më i votuar doli Daut Haradinaj me 30 mijë vota. Por, Haradinaj pak kohë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme deklaroi se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Deçan, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Vendin e Haradinajt do ta zërë kandidati që pret në radhë, që në këtë rast vjen nga PDK-ja, Nait Hasani, i cili ka marrë 9 mijë e 588..

Garës për të udhëhequr Komunën e Prizrenit ka deklaruar se do t’i futet edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. Ai më 11 qershor mori 9 mijë e 163 vota të mjaftueshme për të qenë deputet. Por pas largimit nga kjo pozitë, ai do të zëvendësohet nga Gani Dreshaj, i cili ka marrë 9 mijë e 174 vota.

Labinot Tahiri – Labi ka kohë që e ka deklaruar kandidaturën e tij për kryetar të Ferizajt.

Ai në këto zgjedhje kandidoi nga AKR-ja, duke arritur të sigurojë më shumë se 15 mijë vota, duke arritur të bëhet deputet. Tahiri pasi largimit nga pozita e deputetit do t’ia lërë vendin të lirë kandidatit nga LDK-ja, Naser Osmani, i cili pret në listë me 7 mijë e 265. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme