Osmani: Nuk isha e përkëdhelura e partisë, por prisja mbështetje të madhe

Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ajo ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet parlamentare edhe pse në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka qenë e renditur me numrin 81.

Por që edhe pse ka qenë e vendosur thellë në listë, Osmani ka thënë se ka pritur përkrahje nga qytetarët dhe elektorati i LDK-së, njofton Klan Kosova.

“Takimi me simpatizantët dhe ata që kanë besim në ty të jep një përllogaritje të përafërt se ku del në zgjedhje”, ka thënë Osmani në Info Magazine.

“Pak e shumë një rezultat të tillë nga pritja që e kam pasur më ka dhënë këtë përshtypje edhe pse nuk kam menduar shumë te numrat”.

“Kam pritur përkrahje më të madhe se në vitin 2014 edhe pse kam pasur numrin 81 në listë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se ka qenë e qartë që s’ka qenë e përkëdhelura e partisë dhe kjo e tregon renditja në listë.

Osmani kështu ka treguar se si arriti ta bënte fushatën, duke shtuar se në asnjë prej tubimeve në fushatë asaj nuk i është dhënë fjala, kështu duke mos mbajtur asnjë fjalim.

“Takime kam pasur shumë përkundër atyre që kanë organizuar strukturat partiake ku kam mundur të bashkëbisedoj për të marrë përkrahjen dhe kjo më ka ndihmuar jo vetëm në këtë fushatë por edhe tërë angazhimin politikë – kjo ka qenë fushata”.

“Fushata ka qenë shumë e shkurtër”, ka shtuar ajo.

“Për mua gjatë fushatës ka qenë me rëndësi takimi me njerëz. Vizitat nëpër fshatra e lagje dhe kjo reflektohet në votë duke qëndruar nga afër me hallet e tyre”, ka shtuar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme