Deputeti Hasani: Shqiptarët e Luginës mund të çohen sërish në kryengritje!

“Pranë dy shteteve ëmë kemi mbetur jetimë. Madje edhe Maqedonia duhet të jetë shtet i tretë ëmë për ne, mirëpo jemi plotësisht të anashkaluar”. Kështu thotë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, në një intervistë ekskluzive për LajmTv.

LajmTv i është përgjigjur apeleve të shqiptarëve të Luginës, por edhe të vetë deputetit Fatmir Hasani, që mediumet shqiptare të trajtojnë më seriozisht situatën në Luginë, dhe kemi zhvilluar një intervistë me deputetin Hasani në Kuvendin e Serbisë në Beograd. Ai është duke bë përpjekje që në bashkëpunim me deputetët hungarezë nga Vojvodina dhe ata nga Sanxhaku të përmirësojnë gjendjen e pakicave në Serbi. Mirëpo ankohet se sa i përket shqiptarëve, gjërat po zhvillohen me vështirësi, sepse që nga vitit 2002, kur përfundoi konflikti mes UCPMB-së dhe forcave serbe, nuk ka pasur ndonjë avancim të drejtave të shqiptarëve e as përfaqësimit të tyre në institucione. Për këtë arsye, Hasani paralajmëron se në Luginën e Preshevës mund të kthehen trazirat, sepse durimi i shqiptarëve është kah fundi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme