Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për media ka thënë se është pritur që presidenti Hashim Thaçi ta tëheq Ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se krejt kjo mund të ketë qenë pjesë e një skenari, për ta bërë FSK-në pjesë të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

“Qeveria e Kosovës dhe pushteti ka mundur ta respektojë ligjin për FSK-në. Ka mundur që FSK të jetë më e armatosur dhe këtë gjë nuk do ta ndalonte asgjë. Ne do të bashkëveprojmë me të gjithë aleatët që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë jo vetëm forcë për vendin, por edhe ndihmë për paqen dhe stabilitetin në botë”.

“Tërheqja e ligjit duket se ka qenë pjesë e skenarit. Ne mund ta themi këtë gjë, sepse e kemi paralajmëruar . Jo rrallë herë në retorikën e pushtetit, e sidomos në atë të Thaçit, është synuar të gjenden fajtorë, ata që kinse nuk i kanë mbështetur. Kjo iniciativë qenka nisur për të dështuar. Përveç që është rrezikuar FSK-ja, kjo çështje mund të shkojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Për aq sa e kemi këtë pushtet, këtë qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri. Duket që është ky kusht i Listës Serbe. E dimë po ashtu që presidenti nuk do të dorëhiqet. Ne megjithatë nuk e kemi harruar këtë gjë”, tha Selimi. /Klan Kosova

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme