Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milan Radojicic është “Zot i veriut”.
Madje, sipas informatave të Risticit, në një moment mos marrëveshje, Radojicic i kishte dhënë një flakaresh midis qytetit, kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakicit, përcjell Telegrafi.
“Në mes të rrugës e ka turpëruar duke i dhënë një shuplakë në fytyrë”, tha Ristic.
Ky i fundit më tutje deklaroi se “Rakic dhe zyrtarët e zgjedhur nga qeveria kosovare janë në shërbim të detyrave të dhëna nga SNS-i dhe të paraqitjes në fushatën zgjedhore.Të gjitha vendimet e tjera në lidhje me kompetencat e tyre dhe jetën e njerëzve bëhet nga një grup joformal”.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jakshiq, kujtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi Goran Rakicin dhe Radojicicin pas zgjedhjeve të Kosovës.
Milan Radojiç thuhet se është ‘kumar’ i Zvonko Veselinovicit, i cili u arrestua me dyshimin për organizimin e trazirave në Kosovë në vitin 2011.
Radojicic dhe Veselinoviç u paditën nga Prokuroria për Krimin e Organizuar në vitin 2012, me dyshimin se kishin konfiskuar 32 automjete nga Hypo-Alpe Adria Leasing.
Ata janë liruar në vitin 2016.