Deputeti i PDK-së kërkon zgjedhje më së largu në maj

Deputeti nga radhët e PDK-së, Shukri Buja mendon se koalicioni qeverisës nuk është duke fusnkionuar fare prandaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje më së largu në maj ose në qershor të këtij viti.

Në një prononcim për Indeksonline, duke theksuar se ky është qëndrim i tij si deputet dhe jo qëndrim zyrtar i PDK-së, ai përmendi premtimet të cilat nuk janë realizuar nga këto dy parti duke theksuar se koalicioni po ecë sikur të ishte me paterica.

Ai thotë se këtë qëndrim e ka shtruar edhe në PDK për ta diskutuar.

“Ky koalicion nuk është duke funksionuar për shkak s ene si koalicion nuk i kemi përbushur premtimet që kanë qenë. Pra, premtimet që kanë qenë për të kaluar demarkacioni, formimi i Asociacionit dhe i Ushtrisë së Kosovës nuk janë duke funksionuar, pastaj edhe premtimi për disa mijëra vende të punës nuk po ndodhin. Gjithashtu sa i përket zhvillimit ekonomik,  sado që po bëhet propagandë e fuqishme se ka një zhvillim ekonomik ne po e shohim se s’ka përparim por stagnim, madje kemi një borxh publik mbi 1 miliard euro. Prandaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe po shpresoj që partitët politike në koalicion të reflektojnë dhe të marrin vendim për të shkuar në zgjedhje në maj ose në qershor”, ka thënë Buja.

Ai mendon se më se miri ishte që Kosoiva të shkonte në dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë, në ato qëndrore dhe lokale.

“Realisht është më e arsyeshme të shkojmë në dy palë zgjedhje sepse edhe ashtu gjashtë muaj para kalimit të mandatit të zgjedhjeve lokale presidenti mund t’i shpall zgjedhjet dhe kështu do të mund të bëheshin dhe zgjedhjet paralamentare dhe lokale sepse partitë e mëdha kanë nevojë për t’i mbyllur shumë vrima. Disa do të kandidonin për deputetë, disa për ekzekutiv të vendit, disa për kryetarë të komunave, për asamble dhe kështu do të ishin mbyllur shumë vrima të precedentëve për këso poste dhe të cilëve ju konvenon. Pra, nuk do të krijonim dy herë buxhet për dy palë zgjedhje”, ka shtuar ai.

Ai përmendi zgjedhjet e vitit 2007 si shembull kur janë bërë dy palë zgjedhje njëkohësisht dhe kanë funksionuar shumë mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme