Deputeti i PDK-së tërheq nënshkrimin, VV-së i dështon seanca për Astritin

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur kërkesë në Kryesinë e Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me rastin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të tyre, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Por, kjo kërkesë ka dështuar për arsye se, sipas Vetëvendosjes, një deputet e ka tërhequr nënshkrimin në momentin e fundit.

 

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, bashkë me partitë tjera opozitare, kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte paralajmëruar të niste në orën 12:00, pasi kanë thënë se kjo është bërë me presion të partive në pushtet.

“Vetëvendosje tash e sa ditë po punon për mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme, por në momentet e fundit është tërhequr një nënshkrimin i një deputeti dhe ne mendojmë se është bërë për shkak të trysnisë së partive në pushtet”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, raporton KTV.

Sipas saj, kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme kishte të bënte me “vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, ndërsa, sipas saj, “Kuvendi nuk është i gatshëm të diskutojë për këtë çështje”.

“Kjo është arsyeja pse ne e lëshuam mbledhjen”, ka theksuar ajo.

“Kemi synuar që të dalim me një rezolutë përmes së cilës do të kërkonim hetim të pavarur për vdekjen e Deharit. Por, me tërheqjen e nënshkrimit të një deputeti të PDK-së, u anulua kërkesa për seancë”, ka thënë Dërguti.

“Gjatë vikendit është dashur të bëjmë shumë përpjekje për mbledhjen e 40 nënshkrimeve. Frika për të diskutuar tregon mungesën e transparencës për të diskutuar për këtë çështje”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq, KTV, nga burime të veta, mëson se deputeti që ka tërhequr nënshkrimin është deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme