Deputeti i PDK’së kërkon të prishet koalicioni me LDK’në, e quan të dështuar buxhetin 2 miliardësh

Një deputet i PDK’së po kërkon zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK’në. Shukri Buja po thotë se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i dështuar për shkak se i ngarkon bizneset e qytetarët dhe s’i plotëson kërkesat e veteranëve. Buja ka thënë se në zgjedhje duhet shkuar sepse Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mosvotimin e demarkacionit dhe me Asociacionin.

Shukri Buja, deputet i PDK’së, po e sheh si zgjidhjen e vetme aktuale politike prishjen e koalicionit me LDK’në dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Buja ka argumentuar se në zgjedhje të reja duhet shkuar për shkak se Qeveria e udhëhequr prej Isa Mustafës ka dështuar në zhvillim ekonomik, ka dështuar të votojë demarkacionin , të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ka dështuar edhe sa i përket hartimit të buxhetit të Shtetit.

Madje, Buja, ka thënë se buxheti i propozuar nga Qeveria dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti nuk i plotëson kërkesat e veteranëve ndërsa ngarkon edhe më shumë qytetarët me taksa.

“Shpresoj qe të harmonizohet projektbuxheti i propozuar. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë do të ketë vështirësi të kalohet ky buxhet në Parlament”, ka paralajmëruar Buja.

Sipas këtij deputeti të PDK’së buxheti i propozuar ngarkon qytetarët dhe bizneset dhe si i tillë nuk duhet të kalojë.

“Buxheti i rritur jashtë normave ka rrezik të ngarkoj qytetarët e Kosovës dhe bizneset, për shkak të trysnisë që do t’ju bëhet dy palëve për të akumuluar të hyra,  në mënyrë që të mbërrihet buxheti i planifikuar”, ka shtuar ai.

Nëse dështon procedimi i buxhetit në Parlament atëherë shkohet menjëherë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme

Shukri Buja thotë se jo vetëm për shkak të buxhetit por edhe për shkak të dështimeve të tjera të Qeverisë duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Koalicioni me LDK’në është lidhur për hir të qytetarëve sa për me kalu disa procese siç kanë qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit, Demarkacioni dhe Asociacionit. Vetëm njëra nga këto është realizuar”, ka shtuar ai.

Buja ka thënë të dielën për Gazetën Express se nëse në  mbledhjen e arshshme të Komisionit për Buxhet nuk harmonizohen këto kërkesa buxheti mund të mos kalojë në Parlament.

“Duhet të arrihet një marrëveshje për buxhetin dhe të realizohen pretendimet që kemi për të mos i ngarkuar qytarët dhe bizneset, poashtu duhet të realizohet  fondi i veteranëve të luftës dhe mosngarkimi me huamarrje dhe kreditime,  shpresoj qe harmonizohen nëse jo do të ketë vështirësi në kalimin e buxhetit’, ka sqaruar Buja.

Ideja për zgjedhje të reja ishte përmendur para disa kohësh nga Kadri Veseli dhe ishte kundërshtuar nga Isa Mustafa.

Veseli kishte thënë se me një marrëveshje politike mes pozitës e opozitës mund të shkohet në zgjedhje të reja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme