AKR numëroi pesë mijë të rinj në takimin e Pacollit në Gjakovë

Në një mbrëmje me rininë e Gjakovës, të organizuar nga Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë, presidenti i partisë, Behgjet Pacolli është pritur me entuziazëm nga 5 mijë të rinj në këtë qytet, thotë në një komunikatë për medie ky subjekt politik.

“Presidenti Pacolli në këtë tubim ju është drejtuar me një fjalim të shkurtër të rinjve në Gjakovë, duke i siguruar ata se i gjithë angazhimi dhe përkushtimi i tij dhe i Aleancës Kosova e Re, do të jetë në funksion të garantimit të një perspektivë më të mirë për të gjithë”.

Në këtë tubim të pranishmëve me disa fjalë ju drejtua edhe Kryetarja e Forumit Rinor të AKR-së Dega në Gjakovë, e cila u shpreh se pjesëmarrja masive e rinisë në këto takime është edhe një konfirmim se rinia e sheh presidentin Pacolli si shpresën e vetme për ndryshim, si dhe garantim të mirëqenies për të gjithë, thuhet në njoftim.