Deshishku: Katër a pesë kat të objektit i ndërtova pa leje

Katër a pesë kat të një objekti kolektiv në Lagjen “Tophane” në kryeqytet, ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, e ka pranuar se i ka ndërtuar para se të pajisej me leje ndërtimi. Punimet ka thënë se i ka filluar në vitin 2012, në kohën e qeverisjes së ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, njëherësh bashkëpartiakut dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Rreth këtij rasti, Deshishku ka dëshmuar të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në gjykimin kundër dhjetë ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, të cilët po akuzohen për krim të organizuar. Në bazë të aktakuzës, ai ka përfituar prej këtij ndërtimi 1 milion e 144 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pos Deshishkut, janë marrë në pyetje edhe dy dëshmitarë të tjerë, të cilët po ashtu kanë pranuar se ndërtimet i kishin filluar para se të pajiseshin me leje ndërtimi.

… Pas prokurores, një pyetje ia ka bërë Deshishkut avokati Ramiz Krasniqi, i cili e mbron Ismet Halitin. Ka thënë se, sipas aktakuzës, prej këtij objekti Deshishku ka fituar mbi 1 milion e 144 mijë euro. Pyetja ishte nëse është i saktë ky konstatim.

“Për përfitimet personale të firmës, unë kujdesem dhe i paguaj taksat komunale. Prej 4 mijë metrave katrorë nuk fitohen 1 milion”, ka shtuar ish-deputeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme