Dëshmi të reja: Si i urdhëroi Millosheviq vartësit e tij për t’i fshehur krimet në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare ka prezantuar sot në Beograd dosjen për eliminimin e dëshmive të krimeve të luftës në Kosovë nga marsi deri në qershor të vitit 1999, kështu duke përmendur  emrat e 110 zyrtarëve serbë si përgjegjës për këtë çështje.

 

Sipas të dhënave të këtij fondi, Sllobodan Millosheviqi i kishte dhënë urdhër ministrit të atëhershëm të brendshëm Vlajko Stojiljkoviq  për të shmangur përgjegjësisë penale për krimet, raporton  N1, përcjellë Klan Kosova.

Thuhet se në fshehjen e 940 trupave në katër varreza masive, ose djegjen e tyre në tri vende, kanë marrë pjesë udhëheqësit e lartë shtetërore të asaj kohe, ata të policisë, udhëheqësit ushtarakë, anëtarët e Mbrojtjes Territoriale dhe punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike.

Në Fond poashtu kanë  deklaruar se dosja është krijuar në bazë të dokumentacionit nga Tribunali i Hagës, gjykatës vendore për krimet e luftës dhe burime të tjera.

Që nga viti 2001 deri më sot në territorin e Serbisë janë gjetur varreza masive në katër lokacione me trupat e pajetë të 941 shqiptarëve të Kosovës.

Ata, potencohet  në këtë dosje të FDH-së, janë vrarë në Kosovë në vitin 1999 dhe bëhet fjalë kryesisht për civilë të ekzekutuar jashtë luftës./Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme