Dritan Goxhaj, ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale gjatë dëshmisë në Gjykatën e Apelit të Tiranës tha se nuk kishte kryer asnjë krim.
Ndaj Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës. Por për të kundërshtuar këtë vendim dje para ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, është zhvilluar protesta e radhës në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së.