Dështimet e Qeverisë për vitin 2016

Autor :Selatin Retkoceri

 

Viti 2016, do të shenohet në librin e dështimeve ma të mëdha që ka shënuar Kosova në vitet e pasluftës, dëshirojmë që ti harrojmë sa ma shpejt ato dështime. Shenjat e para janë se ky vit i ri do të jetë edhe ma sfidues dhe ma i rëndë se ai që e lamë pas, tani jo vetëm që nuk do të presim rritje të shkallës së zhvillimit, por si duket do të kemi probleme me agresionin e shtetit të Serbisë i cili synon shkëputjen dhe aneksimin e pjesëve të territorit të Republikës.               Treni me ikonografi kishtare sllovo/ortodokse, simbole nacionaleste, flamuj të Rusisë dhe Serbisë, me plot paramilitar, qetnik, vrasës nga luftrat e fundit në shtetet e ish Jugosllavisë, ministra të Qeverisë së Serbisë dhe Kosovës, ia mësynë Kosovës që ta provojnë se a mos ndoshta tani është momenti i volitshëm për ta aneksuar veriun e Kosovës. Qeveria ishte shumë e hutuar, e papërgatitur, e pa denjë dhe gati pa zgjidhje me veprimet që po ndermerrte homologu i saj në Serbi. Shqetësimet e popullatës rriteshin, friga dhe pasiguria në veriun e vendit, nga ata pak banor shqipëtar që kanë mbetur ishte e madhe. Arsyet ne nuk i dimë, fati ishte që krimineli Vuqiq dha urdhër për ta ndalur trenin në Rashkë, ndoshta intervenimi i BE-së, NATO-s, apo ndonjë mekanizmi tjetër ndërkombëtar, ndikuan që të mos realizohen skenaret e Serbisë. Duhet të falenderojmë dhe lavdrojmë njësitë elite të Policisë së Kosovës ROSU, të cilat ishin në gjnedje gatishmërie për tu ballafaquar me dymijë e ma tepër trupa ushtarake e policore me paisje dhe artileri luftarake të rëndë të stacionuara pranë kufirit të Kosovës. (nuk jemi shumë të sigurtë se gjithëçka ka përfunduar dhe tani ne duhet të jemi të qetë se Serbia ka kryer punën)

Disa nga dështimet e kësaj Qeverie vetëm për vitin e fundit 2016 dhe sfidat për vitin 2017 do ti numëronim si në vijim:

  • Avokati i popullit ka konstatuar se Qeveria ka vazhduar të shkelë masivisht të drejtat themelore të njeriut, duke mos ju dhënë pergjegjëje ma tepër se 60% të ankesave.
  • Niveli i papunësisë në vendin tonë është ma i larti në Evropë dhe ma gjërë.
  • Dezinformimi i qytetarëve me gjoja zvoglimin e shkallës së papunësisë në 26.2%, kjo perqindje mund të jetë e saktë por tregon shkallën e varfërisë ekstreme në vend.
  • Ikja e 100 mi qytetarëve nga Kosova në vitin 2014 nuk janë qytetar të punësuar ata.
  • Punësimi i perkohshëm i qytetarëve tanë në vendet perendimore nuk është meritë e Qeverisë por e familjarëve dhe diasporës e cila po vazhdon të ndihmoj popullin.
  • Familejt e dëshmorve po ballafaqohen e mungesën dhe ndaljen e penzioneve të tyre.
  • Shkallëzimi i penzioneve të veteranëve të luftës është diskriminim i hapur për luftëtarët.
  • Vazhdimi i dominimit ekstrem të Importit ndaj Eksportit (87% me 13%) është dështim.
  • Paradoksi i Qeverisë, papunësia po zvoglohet, perkunder rritjes së papunësisë,
  • Vazhdon rreziku i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe,
  • Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, mbetet çështje ende e hapur.
  • Sistemi i drejtësisë dhe zbardhja e rastit të vrasjes së Astrit Deharit,
  • Ndërtimi i murit te Ura në Mitrovicë dhe paralajmrimi për rrënimin e këtij muri.
  • Treni Rus, ndalimi i hyrjes në territorin e RK dhe çka vjen pas kësaj.
  • Sindromi shumë vjeqar i Qeverisë Mosliberalizimi i vizave (premtim elektoral),
  • Rreziku nga paralajmrimi për aneksim të territorit të Kosovës veriore nga Serbia,
  • Kërcnimi serb me ushtri dhe polici të koncentruar pranë kufirit, agresioni i mundshëm serb në sovranitetin e RK.
  • Zhvillimi ekonomik i pamjaftueshëm për tu kënaqur nevojat e popullatës.
  • Drejtësia, krimi i organizuar dhe korrupcioni si do të luftohen, a ekziston plani i Qeverisë për ta permirësuar drejtësinë dhe me luftu dukuritë e permendura.
  • Arsimi, shëndetsia, shkenca dhe teknologjia janë të kollapsuara, a ka plan shpëtimi.
  • Ambienti, uji, ajri dhe natyra gati afër kontaminimit. (Ujmani dhe ardhmëria e liqenit)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme