Dështojnë negociatat mes BE’së dhe Britanisë për BREXIT

Mbretëria e Bashkuar nuk ka arritur të përmbyllë me një marrëveshje bisedimet për Brexit me Bashkimin Europian. Megjithatë Londra dhe Brukseli u shprehën optimistë se një akord mes tyre mund të vijë deri në fundjavë.

Mbretëria e Bashkuara ka dështuar në arritjen e një marrëveshje me Bashkimin Europian për të vijuar në fazën tjetër për bisedimet lidhur me Brexit. Lajmi është konfirmuar nga vetë shefja e qeverisë së Londrës. Tereza Mej në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker nënvizoi se është bërë progres në bisedime. Pavarësisht këtij zhvillimi kryeministrja britanike theksoi se mes dy palëve ka shumë mendime ndryshe në disa çështje. Duke shprehur kërkesën për zhvillimin e një raundi të ri të bisedimeve para përfundimit të javës, Mej tha se është e bindur që këto bisedime do të mbyllen në mënyrë pozitive.

Theresa May, Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar: “Kemi pasur një takim konstruktiv dhe kemi bërë progrese të mëdha. Por duhen akoma diskutime për disa çështje. Unë kam besim se do të arrijmë një marrëveshje përfundimtare përpara fundjavës”.

Kërkesa për bisedime të reja vjen në vigjilje të samitit të radhës të Këshillit Europian, ku pritet të diskutohet pikërisht për largimin e Britanisë nga Unioni.

Gjithashtu në konferencë edhe presidenti Junker konfirmoi dështimin e negociatave për arritjen e një marrëveshje të plotë. Megjithatë nënvizoi faktin se ka pasur shumë përpjekje për të çuar procesin përpara.

Edhe Junker në fjalën e tij u shpreh i bindur se palët mund të arrijnë progres të mjaftueshëm përpara samitit të Këshillit Europian.

Ndërkohë, Brukseli ka bërë të qartë se nuk do të ketë bisedime rreth marrëdhënieve tregtare me Britaninë pas Brexit derisa të arrihet një marrëveshje për çështjen e të drejtave të qytetarëve, sa do të paguajë Britania e Madhe kur të largohet dhe pa sqaruar çështjen e kufirit të Irlandës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme