Dështon Kadri Veseli

Ende nuk ka ndonjë sinjal nga Qeveria e Kosovës nëse marrëveshja për shënimin e vijës kufitar me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend të Kosovës gjatë kësaj jave, siç kishte paralajmërua Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. 

Gjatë ditës së sotme pritet që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të kthehet nga Brukseli, e zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu i ka thënë REL-it, se kryeministri  ka shkuar të përpiqet t`i bind zyrtarët e Brukselit që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

“Janë çështje procedurale, ligjore, të përcaktuara qartë. Duhet që ne si Qeveri, kryeministri Mustafa, si udhëheqës i Qeverisë, ta riprocedojë tutje, ta vazhdojë procedurën e dërgimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm atëherë Kuvendi mund ta marrë në shqyrtim çështjen në fjalë”.

GazetaBlic ka provuar të kontaktojë zyrën e kryeministrit për të pyetur se si ka shkuar vizita  e kryeministrit në Bruksel, por ka qenë i pamundur kontakti me ta.

E,në agjendën  e Veselit e shënuar është vetëm pjesëmarrja e tij në një ceremoni përurimi, shkruan GazetaBlic. 

Gjithashtu edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, merr pjesë në konferencë ndër-parlamentare në Maltë, që nga 26 deri me 28 prill.

Në këto rrethana kuptohet se çështja e procedimit të Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës  gjatë kësaj jave, siç kishte deklaruara kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka dështuar.

Sipas deputetëve, Demarkacioni nuk po procedohet në Kuvend pasi që nuk kanë arritur që t`i sigurojnë votat për kalimin e tij. /GazetaBlic.com/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme